Deri në SHBA vala e protestave/ Shqiptarët e Filadelfias kërkojnë largimin e Ramës

Publikuar me datë:

Shqiptarët e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara, u mblodhën për të protestuar, duke shprehur mbështetje për revoltën që ka zgjatur gati një muaj, e cila përfshin shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Sidoqoftë, numri i pjesëmarrësve ende nuk ka arritur nivelin e pritur nga organizatorët. Megjithatë, atmosfera mbetej e fuqishme gjatë dy orëve të protestës, në sheshin e bashkisë, ku shekuj më parë janë hartuar dokumentet e pavarësisë, demokracisë dhe barazisë.

Me këtë të drejtë për protestë qytetare, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e kastës aktuale politike, me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” që dominonin skenën në City Hall.

Protestës së shqiptarëve të Filadelfias i është bashkuar gjithashtu shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu mbështetje për të drejtën e protestuesve.

Dy protestat e para, të organizuara në mënyrë spontane, duket se po frymëzojnë edhe shqiptarët skeptikë ndaj dypartishmërisë absolute, duke i bërë ata të distancohen nga interesat ekonomike dhe sidomos politike që lidhen me dy partitë e vjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...