Durrës/ Makina kthehet përmbys në mes të rrugës

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Durrës, kur një automjet u përmbys si rezultat i humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit.

Sipas informacioneve të marra në mënyrë paraprake, brenda mjetit ishin dy qytetarë të huaj me origjinë nga Afrika, një djalë dhe një vajzë, të cilët dyshohet se po udhëtonin me shpejtësi të madhe në kohën e incidentit.

Raportohet se drejtuesi ka tentuar të realizojë një manovër, por ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke e bërë atë të dalë nga rruga dhe për tu përmbysur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht, të dy personat kanë shpëtuar pa lëndime serioze, duke u përballur vetëm me disa gërvishtje dhe tronditje të lehta.

Hetimet janë në vazhdimësi për të përshkruar më mirë rrethanat e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...