Incidenti me flamurin izraelit/ Arben Kola: “Ka grupe të infiltruara që duan të prishin protestën”

Publikuar me datë:

Arben Kola, një nga liderët e protestës qytetare, ka bërë disa akuza serioze duke dëshmuar për ekzistencën e grupeve të infiltruar, të cilët, sipas tij, po përpiqen të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin një dimension fetar apo kombëtar.

Ai paralajmëroi se këta individë do të identifikohen së shpejti dhe kërkoi nga organet e sigurisë që të veprojnë përpara se situata të dalë jashtë kontrolli dhe të arrijë në duar të protestuesve.

“Mes nesh janë grupe të infiltruar që heqin maskën dhe bashkohen me ne. Në ditët në vijim, do t’i zbulojmë me emra e fytyra. Njihet prania e grupeve greke që veprojnë këtu kundër Shqipërisë, si dhe e grupeve serbe. Po ashtu, kemi informacion për linjat fetare nga Turqia që tentojnë të imponojnë një narrativë fetare në protestë. Kjo lëvizje nuk do të zhbëhet. Ky është vullneti i shqiptarëve,” tha Kola.

Ai u distancua në mënyrë të qartë nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke theksuar se lëvizja qytetare nuk ka si qëllim një veprim agresiv ndaj shteteve të tjera ose simboleve të tyre kombëtare.

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, as për të ofenduar flamujt e Izraelit, Serbisë, Greqisë, Iranit, etj. Ne natyrisht distancohemi nga çdo incident dhe do të lëshojmë një deklaratë,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]