Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Publikuar me datë:

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares legjendare britanike Bonnie Tyler, e cila është zgjuar nga koma e shkaktuar artificialisht pas një periudhe më shumë se një muaji trajtimi intensiv në spital.

Sipas një komunikate nga ekipi i saj, artistja nuk ndodhet më në koma, megjithatë gjendja e saj mbetet serioze. Ajo po vazhdon trajtimin në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Faro, ku mjekët shpresojnë për një rikuperim të suksesshëm. Këngëtarja, e njohur për hitin e saj “Total Eclipse of the Heart”, u shtrua me urgjencë në spital në fillim të majit, për shkak të komplikacioneve që u shkaktuan nga një perforim i zorrës. Pas një operacioni të rëndësishëm, mjekët vendosën ta mbajnë në koma të induktuar për të ndihmuar në procesin e saj të rikuperimit.

Gjendja e Bonnie Tyler ka qenë në fokusin e mediave ndërkombëtare gjatë javëve të fundit. Më herët, ishin raportuar detaje se ajo po merrte ventilim të asistuar dhe se mjekët ishin duke monitoruar me kujdes përparimin e saj shëndetësor. Menaxhmenti i këngëtares ka shprehur falënderime për fansat për mbështetje dhe mesazhet e shumta të dashurisë, duke theksuar se Bonnie është e vetëdijshme për mbështetje nga publiku në mbarë botën. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, disa nga koncertet e planifikuara janë anuluar ose shtyrë.

Bonnie Tyler, një nga zërat më të njohur të muzikës rock dhe pop të viteve ’80, ka arritur famë ndërkombëtare me këngë si “Total Eclipse of the Heart” dhe “Holding Out for a Hero”, duke u bërë një prej artisteve më të adhurua në skenën muzikore britanike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...