Macron: Misioni për rihapjen e Hormuzit mund të fillojë ‘dy ose tre ditë’ pas konfirmimit të marrëveshjes

Publikuar me datë:

Presidenti francez Emmanuel Macron shpalli se një operacion i përbashkët për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të fillojë brenda dy ose tre ditësh. Kjo deklaratë erdhi pas njoftimit mbi arritjen e një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të përfunduar luftën.

Gjatë një prononcimi në samitin e G7 në Francë, Macron theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë “të gatshme të veprojnë shpejt” për të rikthyer lirinë e lundrimit në atë ngushticë.

Sipas tij, operacioni do të përfshijë dërgimin e avionëve, fregatave dhe specialistëve për asgjësimin e minave në zonën përkatëse.

“Në dispozicion kemi edhe aeroplanmbajtësen tonë, Charles de Gaulle, e cila ka të gjitha pajisjet mbështetëse dhe që është e pranishme në zonë. Ajo mund të vendoset brenda dy ose tre ditësh nga konfirmimi [i marrëveshjes]”, shpjegoi Macron.

Ai shtoi se ky operacion do të zhvillohet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe “paralelisht me iranianët”, me qëllim që “rihapja e Hormuzit të realizohet në një mënyrë paqësore dhe të qëndrueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Minjtë pushtojnë Australinë Perëndimore, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë

Civili i Morawës, një qytet në Australinë Perëndimore, po...

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur...

Zelensky propozon takim me Putinin në samitin e G7: Moska e refuzoi sërish ftesën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se kishte...

Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej, dita 16

Këtë të hënë, protestohet sërish kundër kryeministrit Edi Rama,...