EMRAT/ Parcelë me kanabis në Dibër, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana

Publikuar me datë:

Policia e Dibrës ka arrestuar sot një 43-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se kishte kultivuar 300 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Guri i Zi dhe i ruante ato i armatosur.

Bëhet fjalë për shtetasin, Lulzim Marku, i cili sipas policisë u kap në flagrancë me një pushkë pranë parcelës ku ishin mbjellë bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit bashkë me 6 fishekë, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan.

Për të njëjtin rast ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj H. Sh., kryetar i fshatit Guri i Zi, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përplas për vdekje fëmijën në rrugën Korçë-Ersekë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë...

Redi Muçi: Edi Rama e ka humbur legjitimitetin në 4 fronte

Në ditën e 13-të të protestës më masive dhe...

Detyrohet administrata e Beratit të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka shprehur shqetësim...