Ferrari humbi Antonelin, Arrivabene zbulon arsyet

Publikuar me datë:

Vetëm pak muaj kanë mjaftuar Andrea Kimi Antonelit për t’u bërë një nga figurat më të njohura të sportit italian në arenën ndërkombëtare. Pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm në Monako, tifozët po e bëjnë një pyetje të zakonshme: si ka mundur Ferrari të humbiste një talent kaq të çmuar?

Përgjigjja është e thjeshtë. Mercedes besoi në Antonelin që në fëmijëri, duke identifikuar tek ai një talent të veçantë që shpërtheu që në ditët e para të garave në karting. Kështu, skuadra gjermane sfidoi mitin se për të arritur majat në automobilizëm ose motoçiklizëm nevojiten shpenzime të mëdha. Në fakt, Ferrari gjithashtu e kishte vënë re potencialin e këtij djali të ri.

Por, pse ai sot garon me “Shigjetat e Argjendta” dhe arrin të fitojë? Një ndihmë të qartë e ka ofruar Mauricio Arrivabene, i cili atëherë drejtonte skuadrën e Ferrarit. “Në vitin tim të fundit te Ferrari, në vitin 2018, Antoneli ishte vetëm 10 ose 11 vjeç. Në atë periudhë, Ferrari nuk kishte ende strukturën e duhur për të menaxhuar pilotë të tillë të rinj. Po flas jo si shef skuadre, por në nivel organizativ të kompanisë,” shpjegoi Arrivabene për “Quotidiano Nazionale”.

Për më tepër, situata te Ferrari është më e ndërlikuar sesa në skuadrat e tjera. “Duhet kuptuar konteksti. Edhe sot do të ishte e vështirë të nënshkruaje me një talent 11-vjeçar, siç është për shembull Robin, djali i Kimi Räikkönen,” theksoi ai. Por historia nuk përfundon këtu; emri i Sharl Lëklerk është gjithashtu i rëndësishëm. “Në vitin 2018, ne ishim të përqendruar në promovimin e Lëklerkut në Formula 1 me Ferrarin, dhe ky ishte gjithashtu një vendim i vështirë. Nuk ishin të gjithë dakord. Disa mendonin se ai ishte shumë i ri për Ferrarin. Megjithatë, duke qenë se Antoneli është vetëm 19 vjeç dhe ka një talent të jashtëzakonshëm, besoj se ai do të ketë mjaft kohë për të pretenduar titullin botëror, ndoshta edhe me Ferrarin,” përfundoi Arrivabene. Ndoshta një ditë, ai mund të zërë vendin që dikur iu besua edhe Hamiltonit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...

Mashtrim me premtimet për studime jashtë, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq biznesmenin shkodran

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Policia e Shtetit ka realizuar disa ndryshime në drejtimin...