Shqiptarët në New York protestojnë për Zvërnecin: Diaspora i bashkohet kauzës për mbrojtjen e Nartës

Publikuar me datë:

Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar valës së protestave kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës. Në New York, qytetarë të diasporës shqiptare u mblodhën pranë Konsullatës Shqiptare për të shprehur kundërshtimin ndaj ndërhyrjeve, që rrezikojnë një nga ekosistemet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.

Protestuesit kërkuan mbrojtjen e zonës së Nartës dhe Zvërnecit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe të pasurive natyrore të vendit. Tubimi në New York u zhvillua në të njëjtën kohë me protesta dhe aktivitete të ngjashme në Shqipëri dhe në qytete të tjera të diasporës shqiptare.

Reagimi i diasporës vjen në një kohë kur projekti i planifikuar në Zvërnec ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ka nxitur debate të forta mbi ndikimin e tij në mjedis dhe në zonat e mbrojtura. Protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë të ngrenë zërin për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore shqiptare, duke kërkuar transparencë dhe respektim të ligjeve mjedisore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Dy lekundje termeti jane ndjere mengjesin e sotem ne...

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...