“Onkologjiku është një Aushvic”/ Fjalimi rrëqethës i protestuesit që vuan nga kanceri: Kjo godinë e ndyrë duhet shembur, këtu ka vetëm hajdutëri!

Publikuar me datë:

Një dëshmi rrëqethëse dhe tejet e fuqishme ka përlotur dhe elektrizuar mijëra protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë. Një qytetar që vuan prej tre vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën në podium, duke bërë një denoncim tronditës për gjendjen në spitalin Onkologjik, të cilin e krahasoi me kampet e vdekjes.

Me tone të ashpra dhe i rrethuar nga duartrokitjet e turmës, ai bëri thirrje që institucioni i qeverisë të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me shëndetësinë dhe jetët e qytetarëve shqiptarë.

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje! Jo më larg se 3 km nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve! Onkologjiku është vendi ku vdesin e varrosen njerëz përditë. Ky është mesazhi im o njerëz”, deklaroi ai i përlotur.

Në pjesën e dytë të fjalës së tij, qytetari iu drejtua të pranishmëve duke kërkuar që kauza dhe qëndresa të mos ndalen përpara asnjë presioni, duke e cilësuar godinën e Kryeministrisë si burimin e të gjitha të këqijave në vend.

“Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, përfundoi ai mes thirrjeve të fuqishme të turmës për largimin e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]