EMRI/ Zhduket pa gjurmë ish-gardisti në Bulqizë, familja apel për ndihmë

Publikuar me datë:

Një 55-vjeçar është zhdukur pa gjurmë një ditë më parë në Bulqizë, ndërsa familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë në gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për Flamur Kolmarkun, i cili sipas të afërmve vuan nga demenca dhe ka probleme të theksuara me kujtesën. Mësohet se Kolmarku ka shërbyer në Gardën e Republikës deri rreth tre vite më parë. S

ipas familjarëve, mjekët që e kanë trajtuar kanë sugjeruar se ai mund të jetë drejtuar drejt zonave ku ka jetuar më herët, si Mamurrasi, Rubiku apo Kurbneshi në Rrëshen, pasi në raste të tilla tek personat që vuajnë nga demenca mund të rikthehen kujtime të fëmijërisë dhe të së kaluarës.

Sipas informacioneve të fundit, 55-vjeçari është parë në Bulqizë, në drejtim të Burrelit, ndërsa që prej atij momenti nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose që disponojnë informacione mbi vendndodhjen e Flamur Kolmarkut, të kontaktojnë sa më parë me ta në numrin e telefonit +355 68 206 5729.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...