Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

Publikuar me datë:

Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i kësaj nisme është përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate dhe dhënia e një shtyse të re për reforma.

Non-paper është dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike evropiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë qëndrim formal.

Dokumenti franko-gjerman, i përgatitur nga kabinetet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, niset nga vlerësimi se politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri politik.

Vetë Macron dhe Merz konfirmuan se në samitin BE–Ballkani Perëndimor, që zhvillohet sot në Tivat të Malit të Zi, do të diskutohet propozimi i përbashkët franko-gjerman.

Tani do të zhvillojmë bisedime me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për këtë çështje. Kjo është qartazi një nga lidhjet tona kryesore, së bashku me perspektivën e zgjerimit, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe nga këndvështrimi gjeopolitik, tha Macron gjatë mbërritjes në ambientet ku do t’i zhvillojë punimet samiti.

Propozimi i përbashkët përbën nismën e dytë të kancelarit gjerman Merz lidhur me politikën e zgjerimit, pasi në maj ai doli me propozimin për “zgjidhje kreative” për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit në BE.

Merz bëri të ditur se para samitit kishte zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të vendeve të rajonit. Ai shfaqi shpresën se pjesëmarrësit do të arrijnë një pajtim të përbashkët, në mënyrë që idetë e reja të mund të nisin më pas të zbatohen në Bruksel.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi po e kërkojnë anëtarësimin në BE prej shumë vitesh, por ende nuk arritur t’i përmbushin kushtet e nevojshme, sipas bllokut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme, një takim...

Kritiku i ëndrrave: A keni parë një lopë në ëndërr? Ja interpretimi

Nëse shihni një lopë në ëndërr, interpretimi është si...

Humb 6-vjeçarja në protestë, ndërpritet protesta

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës, që...