Auron Tare publikon emrat e deputetëve që votuan ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

Publikuar me datë:

Studiuesi dhe aktivisti Auron Tare ka publikuar emrat e deputetëve që, sipas tij, propozuan dhe mbështetën në Kuvend amendamentet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, të hartuara nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në një status në rrjetet sociale, Tare shprehet se këto ndryshime ligjore i hapën rrugën ndërtimeve turistike në disa prej zonave më të rëndësishme natyrore dhe të mbrojtura të vendit, duke përmendur mes tyre Parku Kombëtar i Butrintit, Kanioni i Langaricës, Syri i Kaltër, Bunë-Velipojë, Rrana e Hedhun, Zvërnec, si dhe zona të tjera të mbrojtura në jug dhe veri të vendit.

Sipas Tares, ndër projektet që përfitojnë nga këto ndryshime përfshihen investime turistike në Butrint, Zvërnec, Divjakë-Karavasta, Orikum dhe përgjatë bregdetit të Vjosës.

Ai ka publikuar edhe emrat e deputetëve që votuan pro amendamenteve: Fadil Nasufi, Florenc Spaho, Arkend Balla, Edona Bilali, Bujar Çela, Anduel Tahiraj, Shpresa Marnoj, Mirela Pitushi, Denis Deliu, Klodiana Spahiu, Enslemvera Zake dhe Eduart Ndreca.

Statusi i Tares vjen në një kohë kur debati për ndërtimet në zonat e mbrojtura, veçanërisht në Zvërnec dhe Butrint, vijon të mbetet në qendër të diskutimeve publike.

Postimi i plotë:

Që populli të mos i harrojë këta Deputetë që propozuan në Parlament, Amendamentin e Ligjit të Zonave të Mbrojtura, Amendamente të pregatitura dhe të mbrojtura me forcë nga Mirela Kumbaro.

Amendamente që i hapën rrugë betonizimit të

1. Parku Kombëtar i Butrintit Pasuri Botërore e UNESKO

2. Kanionit të Langaricës Monument Natyre

3. Syri i Kaltër Monument Natyre

4. Pejsazh i Mbrojtur Bunë- Velipoje. Rrjoll

5. Rrana e Hedhur Monument Natyror

6. Pishë Poro Nartë Monument Natyror

7. Zvernec dy monumente Natyre.

Laguna e Limopua, Kodrat flishore të Zvernecit.

Propozuar nga Investitori Strategjik i Palasës.

9. Orikum në Lagunë. Pjesë e Zonës së Mbrojtur

10. Tale propozim për Rezort

11. Parku Kombëtar i Butrintit “Pikëza e Vogël”

12.Divjakë-Karavasta projekti King Coast.

13. Parku Kombëtar i Butrintit Projekti i Aramerasit dhe heqja prej 800 hektarësh nga zona e Mbrojtur.

14. Parku Kombëtar i Butrintit zona Ftele ishulli Tongo

15. Investitori Strategjik nga Palasa për dy fshatra turistikë në Alinuara dhe në Kalivo brënda zonës së Mbrojtur Pasuri Botërore të Unesco në Butrint njëra nën kategorinë Ramsar dhe tjetra Zona e Vilës Romake të Diaporit.

16. Darëzeza deri në Vjosë. Park Kombëtar

Fadil Nasufi (qarku i Beratit),

Florenc Spaho (Elbasan),

Arkend Balla (Durrës),

Edona Bilali (Shkodër),

Bujar Çela (Lushnje),

Anduel Tahiraj (Vlorë).

Reshti poshtë nga e majta në të djathtë):

Shpresa Marnoj (Lezhë),

Mirela Pitushi (Fier),

Denis Deliu (Durrës),

Klodiana Spahiu (Durrës),

Enslemvera Zake (Korçë),

Eduart Ndreca (Lezhë)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

Qytetarët e Durrësit janë mbledhur këtë të enjte për...

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për...