Kufizime të ujit në Shkodër më 5 qershor, ujësjellësi njofton zonat e prekura

Publikuar me datë:

Shoqëria Rjonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a është duke përfunduar punimet për rrjetin e ri të furnizimit me ujë në qytetin e Shkodrës. Për shkak të lidhjeve që do të bëhen në rrjetin e ri, ditën e premte më 5 qershor do të ketë kufizim të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në orën 24:00. Inxhinieri Ardit Muçaj tregon zonat e prekura nga kufizimi me ujë si dhe fton qytetarët që të marrin masat e nevojshme.

Ndërkohë për shkak të rrjetit të ri të ujësjellësit, të gjithë ata qytetar që nuk janë abonentë duhet që të paraqiten në zyrat e kujdesit për klientin për të nënshkruar kontratat me ujësjellësin e Shkodrës në mënyrë që të mos penalizohen në furnizimin me ujë të pijshëm…

Gjatë këtyre ditëve qytetarët ftohen që të informohen përmes faqeve zyrtare të ujësjellësit të Shkodrës për ditët dhe oraret kur mund të ketë kufizim të ujit të pijshëm derisa të vihet në funksion të plotë rrjeti i ri që është drejt fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related