FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

Publikuar me datë:

Gigi Hadid ishte ndër personazhet e njohura që i dërguan urime Dua Lipa pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner.

Pasi këngëtarja publikoi në Instagram fotografi nga ceremonia e saj intime në Londër, Gigi komentoi shkurt:

Sa e mrekullueshme! Urime.

Megjithatë, komenti i modeles tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk humbën rastin të kujtonin lidhjen e dikurshme mes Dua Lipës dhe vëllait të saj, Anwar Hadid.

“Ajo ishte gati të bëhej kunata jote”, shkroi një fans, ndërsa komente të tjera rikthyen në vëmendje romancën disa-vjeçare që Dua dhe Anwar kishin përpara ndarjes së tyre.

Një pjesë e ndjekësve përmendën gjithashtu edhe historinë e dashurisë së Gigi Hadid me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik, me të cilin ajo ka një vajzë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Londër, të rrethuar nga familjarë dhe miq të afërt.

Pas celebrimit zyrtar në kryeqytetin britanik, çifti pritet të organizojë një festë luksoze disa-ditore në Siçili, ku do të festojnë martesën me një rreth më të gjerë të ftuarish.

Edhe pse komenti i Gigi ishte thjesht një urim i përzemërt, ai mjaftoi që fansat të rikthenin në kujtesë një nga romancat më të komentuara të viteve të fundit në botën e showbiz-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...