Vllaznia U14 mund 3-1 Elbasanin rival. Kuqeblutë ende në garë për titull një javë para fundit të kampionatit

Publikuar me datë:

Vllaznia U14 është rikthyer tek fitorja në kampionat teksa pasditen e sotme ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Një dominim i djemve të drejtuar nga Ndriçim Shtubina të cilët janë ende në lojë për titullin kampion një javë para fundit të kampionat.

Ndeshja e sotme ishte vlerësuar maksimalisht nga të dy ekipet ngaqë ato ishin rivalë dhe pretendentë ndërkohë që edhe FSHF e vlerësoi maksimalisht duke caktuar një treshe arbitrash të Superiores për ta drejtuar atë, me kryesor Ditmir Grimcin dhe anësorë Ardit Çobajn dhe Sajmir Hysenin.

Kuqeblutë e kanë nisur me vrull ndeshjen dhe në pjesën e parë kanë arritur të shënojnë dy gola, fillimisht me Skerdi Skyferaj dhe më pas me Sergen Jakupin. Në këtë mënyrë pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 2-0 në favor të Vllaznia U14.

Në të dytën Elbasani hidhet në sulm dhe arrin të ngushtojë shifrat me një gol të shënuar nga Sinani, i cili shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes dhe portierit vendas. Madje, miqtë ishin edhe pranë golit të barazimit. Nga ana tjetër një supergol i shënuar nga Umer Guri për Vllazninë mbyll gjithçka në shifrart 3-1 për të.

Një javë para mbylljes së kampionatit, Vllaznia U14 sëbashku me Tiranën, Partizanin dhe Elbasanin kryesojnë sëbashku renditjen e kampionatit me nga 27 pikë secila dhe titulli kampion do të vendoset javën e ardhshme e cila është e fundit e kampionatit. Vllaznia do të luajë në Laç, Tirana do të presë Apollo 2016 ndërsa Elbasani do të presë Partizanin.

Nga Gazeta Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...