Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Publikuar me datë:

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë, e nisur fillimisht kundër projektit në Zvërnec, si një nga zhvillimet më pozitive për jetën demokratike në vend pas marrjes së IBAR-it nga Shqipëria.

Ai tha se tubimi i ditëve të fundit, ku janë mbledhur qytetarë dhe aktivistë me kauza të ndryshme, duket se ka tejkaluar kufijtë e kundërshtimit të një projekti të vetëm dhe është shndërruar në një formë më të gjerë shprehjeje qytetare.

Megjithatë, ai theksoi se mungesa e një lidershipi të qartë dhe e kërkesave të unifikuara mbetet një nga sfidat kryesore të kësaj lëvizjeje.

Tashmë protesta nuk po duket se ka shumë lidhje me Zvërnecin dhe vetëm me të. Është një nga gjërat më të bukura që ndodh pas marrjes së IBAR-it si lajm për vendin.

Tregon që një vend demokratik ku protesta s’ka mbetur monopol vetëm i partive politike apo e grupeve të ngushta të interesit, por është një protestë, o pa ngjyrë, ose shumë ngjyra, ku mbivendosen shumë parrulla, me aq sa munda të ndjek përmes ekranit të vogël.

Masa e protestuesve sa vjen edhe është më e pjekur, ka konsistencë, nëse e krahasojmë me thirrjet e opozitës, që ishte një protestë sot dhe një pas një muaji.

Këtu janë 3 ditë rresht dhe me sa duket mund të vazhdojnë. Masa është konsistente, problem është që është një masë pa kokë në kuptimin e lidershipit dhe kërkesave”, tha Dervishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...