Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për një dosje që lidhet me trafikimin e armëve dhe municioneve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas vendimit të shpallur këtë të mërkurë, Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për trafikim armësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Rifat Avdiaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Adulla Hoxhaj u dënua fillimisht me 13 vite burg për disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtjen pa leje të armëve e municioneve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën dhe përfundimisht ai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u dënuan secili me nga 8 vite burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nga ana tjetër, gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm Rifat Avdiajn, duke argumentuar se nuk u provua përfshirja e tij në veprat penale për të cilat akuzohej. Për këtë arsye, GJKKO urdhëroi heqjen e masës “arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve të kryera në vitin 2024, autoritetet sekuestruan një arsenal të konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh të ndryshme. Sipas vendimit të gjykatës, këto prova materiale do të konfiskohen.

Mes sendeve të sekuestruara përfshihen pistoleta, pjesë armësh, kallashnikovë, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, silenciatorë, dylbi optike, pajisje lazer, pranga, elektroshok, si dhe pajisje të tjera që lidhen me përdorimin dhe modifikimin e armëve.

Gjykata vendosi gjithashtu që disa automjete dhe pasuri të tjera të mbeten nën hetim financiar dhe pasuror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin.Ky...