Politikani dhe opinionisti i njohur italian Leonardo Cecchi sulmon Ramën: Po prangos qytetarët që kundërshtojnë resortin e dhëndrit të Trump

Publikuar me datë:

Politikani dhe opinionisti italian Leonardo Cecchi, një nga zërat e njohur të së majtës italiane dhe komentator i rregullt në media të ndryshme në Itali, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shtypjen e qytetarëve që kundërshtojnë investimin.

Në reagimin e tij, Cecchi shprehet se “Edi Rama, ai që përkulet para Melonit, po bën që qytetarët protestues të shoqërohen dhe të prangosen”, pasi qeveria shqiptare ka vendosur t’i besojë ishuj dhe plazhe të mbrojtura dhëndrit të Donald Trump për ndërtimin e një resorti luksoz.

Sipas tij, qytetarët që protestuan për mbrojtjen e zonave natyrore dhe të mbrojtura janë përballur me masa policore dhe prangosje.

Politikani italian ironizon gjithashtu raportet mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, duke thënë se disa politikanë në Itali krenohen me marrëveshjet me këta personazhe dhe se, duke parë qasjen ndaj plazheve dhe koncesioneve, mund të tundohen të importojnë edhe në Itali “modelin shqiptar” të menaxhimit të plazheve dhe protestave.

“Ne me emigrantët, ata me plazhet dhe protestat”, shkruan Cecchi, duke e mbyllur reagimin e tij me komentin: “E mjera Itali”.

Reagimi i plotë

Është vërtet e thënë ajo shprehja: kush i ngjan njëri-tjetrit, bashkohet me njëri-tjetrin.

Edi Rama, ai që përkulet sa herë sheh Melonin, po bën që qytetarët e tij protestues të sulmohen dhe të prangosen, sepse qeveria e tij ka vendosur t’ia besojë ishujt dhe plazhet e mbrojtura, pjesë e zonave natyrore të vendit, … dhëndrit të Donald Trump.

Një miliarder që po ndërton një resort luksoz në Shqipëri, në zona ende të paprekura nga ndërhyrjet. Kështu, ata që protestuan sepse panë se si interesat private po hynin në zonat e mbrojtura, përfunduan të prangosur.

Madje ka edhe njerëz që mburren se bëjnë marrëveshje me personazhe të tillë. Dhe ndoshta, duke parë orientimin që kanë shumë prej përfaqësuesve të shumicës qeverisëse këtu në Itali për çështjen e plazheve dhe koncesioneve, po mendojnë të eksportojnë edhe në Itali këtë model shqiptar të menaxhimit të plazheve (dhe të protestave).

Pra, jemi të barabartë: ne ndajmë me Shqipërinë modelet tona më të mira. Ne u japim modelin për emigrantët, ata na japin modelin për plazhet dhe protestat.

E mjera Itali.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...

AKU garanton fermerët: Plehu Ure plotëson kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të Informimit të...