“Tuneli i Murrizit s’është kolauduar”/ Vata: Rruga e Arbrit u inagura me daulle, përbën rrezik të madh

Publikuar me datë:

Rruga e Arbrit është kthyer në një arenë me bilanc lufte, ku aksidentet me pasoja të rënda, plagosje dhe humbje jete janë bërë një fenomen i përditshëm.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputetja e PD për Qarkun e Dibrës, Denisa Vata ka dyshime të forta nëse kjo infrastrukturë është ndërtuar vërtet për t’u shërbyer qytetarëve apo thjesht si një spektakël mediatik, duke marrë parasysh shpenzimet kolosale dhe ceremonitë e bujshme.

Sipas saj, faktet tregojnë se ndërkohë që vepra inagurohej me daulle, vetë institucionet e linjës si ARRSH kanë pranuar se të paktën tuneli i Murrizit, nuk ka kaluar procesin e kolaudimit.

Kjo situatë e rëndë, theksoi ligjvënësja demokrate  vë në rrezik ekstrem jetën e mijëra qytetarëve të qarkut të Dibrës, të cilët detyrohen të kalojnë në këtë aks së bashku me familjet e tyre.

Kritikat Vata nuk i kurseu as ndaj policisë rrugore në këtë aks të rëndësishëm, që sipas saj shërben vetëm për vendosjen e gjobave rutinë për rripin e sigurimit apo parakalimet.

Rruga e Arbrit është kthyer në një bilanc lufte tashmë sepse nuk ka një ditë që nuk ndodh një aksident, ose me pasoja të rënda si vdekje dhe plagosje, ose të paktën është një rrugë që unë e bëj çdo ditë për të ardhur në Parlament dhe në punën time si deputete dhe gjithmonë do kesh një aksident të ndodhur në rrugë. Nuk është vetëm mungesa e sinjalistikës, por rruga e Arbrit ka patur probleme serioze që në zanafillën e saj që kur është hapur.

Sepse tani ka dy gjëra: a po ndërtohet infrastrukturë për qytetarët, apo spektakël për kamerat? Sepse ju e keni parë se si është inaguruar ajo rrugë dhe çfarë shpenzimesh kolosale ka patur. Pra, si është e mundur që një vepër që përdoret çdo ditë nga qytetarët, mijëra qytetarë të qarkut Dibër, inagurohet me daulle, dhe ndërkohë që vetë ARRSH pranon se të paktën tuneli i Murrizit nuk është i kolauduar.

Pra çështja është se për çfarë po e bëjmë zhvillimin? Sepse qytetarët e qarkut të Dibrës nuk janë njerëz vetëm për dekore elektorale. Ata kalojnë aty çdo ditë, kalojnë me familjen, me nënën, me babain, me fëmijët dhe është kthyer në një rrezik të jashtëzakonshëm. Pastaj dihet që dhe policia rrugore aty është vetëm për të vendosur gjoba, jo rripi, jo parakalove keq, sepse aty ke dhe një problem tjetër. Aty e ke të pamundur të bësh parakalime, plus që kamionët i ke orar dhe pa orar gjatë gjithë kohës në rrugë, dhe duke qenë se është dhe një rrugë e ngushtë dhe ka patur humbje herë pas here të trasesë së rrugës, e bën akoma më të vështirë dhe më të mundshme probabilitetin për të patur aksidente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...

AKU garanton fermerët: Plehu Ure plotëson kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të Informimit të...