Emri/ Aksident me vdekje në Lushnjë, makina përplaset me bordurën e rrethrrotullimit

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit (2 qershor) në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari.

Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.

Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Gjithashtu, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related