1 në 9 gra në Shqipëri nuk marrin shërbim shëndetësor

Publikuar me datë:

1 në 9 gra në vendin tonë nuk plotësojnë nevojat për kujdes shëndetësor.

Në raportin e fundit mbi barazinë gjinore të Ministrisë së Shëndetësisë, theksohet se afro 11 % e grave në Shqipëri kanë raportuar se nuk kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Për ekspertët e çështjeve sociale kjo lidhet me më së shumti me diferencat gjinore në Shqipëri, e po ashtu me pamundësinë financiare.

“Është sociale, të cilat nuk vuajnë vetëm ngarkesën e gjinisë, vuajnë edhe disa pabarazi të tjera-,pabarazia ekonomike, kanë më pak akses në të ardhura , bëjnë punë më pak të paguara, kanë një rol tjetër të përkujdesjes në familje , element tjetër është transporti, në zonat rurale mungojnë mjekët specialist. kjo kosto e shtuar pasi ëshë kosto të shkosh tek mjeku, kosto për të bërë analiza të specializuara dhe largësia e qendrave shëndetësore. Gratë kanë një status jo dominant në shoqëri, nevoja për kujdes shëndetësor nuk mungon, mungon aksesi në të”, tha pedagogia dhe sociologia, Eris Dhamo.

Gartë e moshuara dhe ato në zonat rurale janë ato që e vuajnë më shumë mungesën e trajtimit të nevojshëm shëndetsor.

“Të jesh një grua e moshuar do të thotë që sot që ke nevojë për më tepër kujdes, ke pak mundësi ta marrësh shërbimin nëse nuk shoqërohesh nga dikush, gratë në zonat rurale nuk e kanë të mënjëhershëm kontaktin me mjekun”, tha Dhamo.

Raporti thekson se gratë të cilat jetojnë në varfëri po ashtu është më e lartë në Shqipëri në krahasim me meshkujt, dhe kjo përqindje ndryshon me rritjen e moshës./ Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...