Në kampionatin shqiptar, do të implementohet një format i ri me tre faza të rregullta, pas të cilave skuadrat do të ndahen në dy grupe.
Prej sezonit 2027/2028, Superiorja do të rritet në 12 ekipe.
Njoftim i rëndësishëm:
Fillimi i sezonit 2026/2027 do të sjellë ndryshimin e strukturës aktuale, duke hequr katër fazat e rregullta dhe “Final 4”. Format i ri do të përfshijë zhvillimin e tre fazave të rregullta, që do të zgjasin gjithsej 27 javë.
Pasi të përfundojnë këto faza, ekipet do të klasifikohen në dy grupe, duke u mbështetur në renditjen përfundimtare. Pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara fillimit të fazave play-off dhe play-out.
Katër skuadrat që ndodhen në vendet e fundit (nga vendi i 7-të deri në të 10-in) do të përfshihen në fazën play-out, e cila do të zhvillohet po ashtu me sistem vajtje-ardhje në një periudhë 9 javore.
Skuadra e fundit në renditje pas përfundimit të fazës play-out do të zbresë automatikisht në Kategorinë e Parë. Dy skuadrat e para nga Kategoria e Parë do të ngjiten në mënyrë automatike në “Abissnet Superiore” në fund të këtij sezoni.
Skuadrat e pozituara në vendet 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë do të garojnë në fazën play-off, ku do të luajnë sipas përballjeve 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të përplasen në një finale, dhe ekipi që del fitues do të sigurojë ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm.
Skuadra tjetër finaliste do të përballet me ekipin që renditet parafundit në fazën play-out të “Abissnet Superiore”. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të fitojë të drejtën e pjesëmarrjes në “Abissnet Superiore”.
Së fundmi, duke nisur nga sezoni 2027/2028, kampionati “Abissnet Superiore” do të zgjerohët nga 10 në 12 skuadra. Sipas formatit të ri, ky kampionat do të zhvillohet në dy faza të rregullta, që do të përfshijnë gjithsej 22 javë garë.
Pas përfundimit të këtyre fazave, skuadrat do të ndahen në dy grupe, përkatësisht sipas renditjes që do të arrihet pas 22 javësh. Pikët e arritura gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara fillimit të fazave play-off dhe play-out.
Gjashtë ekipet e para do të ngjiten në fazën play-off, ku do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje për 10 javë. Skuadra që do të renditet në vendin e parë në këtë fazë do të shpallet kampione e edicionit 2027/2028.
Po ashtu, gjashtë skuadrat që do të ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës do të luajnë në fazën play-out, me sistem vajtje-ardhje për gjithashtu 10 javë. Dy skuadrat në dy vendet e fundit do të bien automatikisht në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.
Skuadra që renditet e treta nga fundi do të luajë ndeshjen e play-off-it për qëndrimin në kategori, e cila do të përballë fituesin e fazës play-off të Kategorisë së Parë (mes skuadrave të renditura në vendet 3-4-5-6).

