Tragjedia në Elbasan/ Ndërpritet kërkimi për personin e zhdukur, ekspertët alarmohen nga rreziku i shembjes së banesës

Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë marrë vendimin për të pezulluar operacionin e kërkimit të personit të raportuar të zhdukur.

Ky vendim u mor për shkak të rrezikut të lartë që paraqet vetë ndërtesa.

Një shpërthim i fuqishëm në një pallat pesëkatësh në Elbasan ka shkaktuar dëme serioze në strukturën e godinës. Informacionet e deritanishme flasin për një viktimë, ndërkohë që një i moshuar vazhdon të rezultojë i zhdukur.

Një prej banorëve të ndërtesës, e cila u dëmtua rëndë nga shpërthimi, ka përshkruar më herët momentet dramatike që përjetoi me familjen. Ai tregoi se një pjesë e strukturës së pallatit u shemb, duke i bllokuar rrugën e daljes nga banesa.

Mes shqetësimit dhe dëshpërimit, banori rrëfen se gjatë shpërthimit dera e ballkonit e goditi në kokë dhe dëgjoi të birin të kërkonte ndihmë, por nuk kishte mundësi t’i afrohej.

Sipas tij, forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa pjesë të soletës u rrëzuan mbi katin ku ndodhej familja, duke bllokuar plotësisht derën dhe pamundësuar daljen nga banesa.

“Më ra dera e ballkonit në kokë. Dëgjova tim bir të bërtiste ‘O ba, të lutem më ndihmo!’ dhe të mos kishe mundësi ta ndihmoje. U hodha nga kati i dytë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur, sepse të gjithë në atë moment shihnin punën e vet. Vetëm di që dola në ballkon dhe thirra ‘Merrni zjarrfikësit’”, ka rrëfyer ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe