Këlliçi për deklaratat e Ramës: Tregues i gjendjes së rënduar mendore

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve të Edi Ramës, të cilat ai i ka drejtuar ndaj mijëra shqiptarëve që prej më shumë se tre javësh po kërkojnë dorëheqjen e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka sugjeruar se Edi Rama është në një gjendje të rënduar mendore, duke e konsideruar se ai ka arritur në fundin e tij.

“Fuck You”, është shprehja që Edi Rama u drejton shumicës së shqiptarëve.

Reagimi i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, vijon:

Edi Rama ndoshta është udhëheqësi i vetëm që ka përdorur një fyerje të tillë ndaj popullit të tij, siç e ka theksuar në ‘Financial Times’.
Edhe diktatorët më të egër janë treguar më të kujdesshëm dhe diplomatë, asnjëherë nuk i kanë thënë popullit të tyre: “Fuck You”.

Shprehja e tij vulgare tregon një gjendje të rënduar mendore të Kryeministrit, që ndjehet i paprekshëm, ndërsa deklaronte se do të qëndronte në pushtet përjetësisht.
“Fuck You”, i thotë Edi Rama shumicës absolute të shoqërisë.

Edhe për ata që nuk janë fizikisht në protestë, shqiptarët qëndrojnë plotësisht në solidaritet me ata që protestojnë.

Kjo që është quajtur kumbari i çdo aferë korruptive, qytetarët e dinë mirë, pasi ai është i pranishëm kudo në tendera, koncesione, leje ndërtimi dhe në plaçkitjen e pasurive dhe tokave në të gjithë Shqipërinë.

Kur të humbasë pushtetin si mburojë ndaj drejtësisë, ajo do t’i zbulojë të gjitha implikimet e tij.

Qytetarët e kanë provuar për 13 vjet se ai është i përfshirë në çdo zullum, padrejtësi e arbitraritet në vend.

Tashmë, për më shumë se tri javë, njerëzit janë ngritur masivisht, kanë përballuar frikën, kanë mbushur sheshet dhe kanë vendosur t’i japin fund një sundimi dhe një udhëheqësi të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të rinjtë, burrat, gratë, familjarët, profesionistët dhe pensionistët nuk kanë nevojë të fyejnë si ai. Atyre u mjafton veprimi i tyre për ta çuar Edi Ramën në djall.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia zyrtarizon afrimin e Xhezair Avdulit, firmos për tre sezone me kuqeblutë

KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit të ri...

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se Rusia kishte...