Zjarri në Postribë, forcat në terren vijojnë operacionin deri në shuarjen e plotë

📍 Vijon operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit në Vilz, Njësia Administrative Postribë.

Nën koordinimin e Prefekturës së Qarkut Shkodër dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në mbështetje të Forcave Vendore të Mbrojtjes Civile dhe MZSH-së së Bashkisë Shkodër, gjatë orëve të pasdites së djeshme u realizua ndërhyrja nga ajri nga Forcat Ajrore, e cila uli ndjeshëm intensitetin e zjarrit dhe eliminoi rrezikun për banesat.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara ekipet e MZSH-së, forcat operacionale pyjore, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët iu bashkuan operacionit që në orët e para të mëngjesit. Operacioni ndiqet dhe koordinohet në terren së bashku me Drejtorin Rajonal të AKMC për Veriun, z. Shkëlzen Çuni.

Administratori i Njësisë Administrative Postribë, kryeplaku i zonës dhe forcat vullnetare vijojnë angazhimin e pandërprerë në terren, në mbështetje të strukturave operacionale, deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Mirënjohje të gjitha strukturave qendrore e vendore, forcave vullnetare dhe banorëve të zonës për bashkëpunimin, përkushtimin dhe solidaritetin e treguar në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe pasurive tona natyrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe