Benet Beci: Mbështetje për zjarrfikësit, automjet i ri për Emergjencat Civile

Publikuar me datë:

Me afrimin e sezonit më të nxehtë të vitit dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, vizitoi Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Gjatë kësaj vizite, ai vlerësoi dhe falënderoi efektivët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, veçanërisht në ditët e fundit të shënuara nga temperatura ekstreme.

Beci dorëzoi gjithashtu një automjet të ri për nevojat e Emergjencave Civile, një investim i dedikuar për të shtuar kapacitetet operacionale të repartit dhe për të përmirësuar reagimin ndaj situatave të rrezikshme. Ai siguroi trupën e zjarrfikësve se Bashkia Shkodër dhe Qeveria Shqiptare do të vazhdojnë të investojnë për të krijuar kushte më të mira pune dhe pajisje më bashkëkohore.

Gjatë takimit, kryebashkiaku u kërkoi efektivëve të mbajnë të lartë nivelin e gatishmërisë edhe në muajin gusht, duke e përshkruar këtë periudhë si ndër më të vështirat për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret.

Vizita e tij u mbyll me shprehjen e mirënjohjes për sakrificën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga zjarrfikësit, duke vënë në dukje rëndësinë jetike të punës së tyre për sigurinë e qytetarëve si dhe për mbrojtjen e pasurive publike dhe natyrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...