Zjarret në Kurbin dhe Mirditë mbeten aktive/ Vijon puna e ekipeve për mbrojtjen e banesave nga flakët

Publikuar me datë:

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Lezhës, kryesisht në Kurbin dhe Mirditë, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete zjarrfikëse.

Në Mal Milot, zjarri vijon të jetë aktiv dhe po punohet për mbrojtjen e banesave. Aktive janë edhe vatrat në malin e Kashnjetit, Perlat të Epërm dhe Shtuf, ndërsa vatra në Rrajë të Velës është izoluar dhe po mbahet në monitorim.

Furnizimi me ujë dhe energji vijon normalisht, ndërsa rrugët janë të kalueshme. Në aksin Laç-Lezhë-Shkodër raportohet trafik i rënduar.

Njoftimi i plotë:

SITUATA NË TERITORIN E QARKUT LEZHË , datë 21.08.2026 ora 08:00.
Në territorin e Qarkut Lezhë vazhdon mbizotërimi i motit të kthjellët dhe i nxehtë. situata deri paraqitet si më poshtë:
▪️︎ Nga Bashkia Kurbin raportohen këto probleme deri tan i. Vazhdon të jetë aktiv vatra e zjarrit në fshatin Mal Milot, njësia administrative Milot, gjatë gjithë natës është punuar me 35 forca bashkiake, 20 efektiv të FA, 4 mjete zjarrfikës me përsonelin përkatës, (1 FA, 1 Kurbin, 1 Lezhë, 1 Kamëz), 2 autobot për ujë, (1 i FA dhe 1 i bashkisë Vorë), deri nga ora 01:30, datës 21.08.2026, pastaj këto mjete janë terhequr për në vendet e tyre, me përjashtim të FA dhe Kurbinit. Rreth orës 05:45 kanë arritur 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura dhe kanë filluar operacionin për mbrojtjen e banesave. Po kështu kanë arritur 30 efektiv të FA që janë ndarë në dy grupe nga 15 veta e po vazhdojnë punën.
▪️︎ Nga Bashkia Lezhë raportohen këto probleme deri tani:
Zjarri i ardhur nga fshati Vrrith i Pukës, vazhdon të jetë aktive në malin e Kashnjetit në drejtim të fshatit Kashnjet e Kalivaç. Në terren janë 3 forca të shërbimit pyjor dhe 4 veta të njësisë administrative. Terreni nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrefikse.
▪️︎ Nga Bashkia Mirditë raportohen këto probleme:
Vatra e zjarrit në fshatin Rraja e Velës, Njësia Administrative Rubik, është izoluar totalisht. Duke qenë se është ndezur 3 herë në dy ditë në vende të ndryshme afër njëra tjetrës, prandaj po mbahet në monitorim nga 4 forcat e njësisë administrative Rubik, sapo u raportua I fikur
Vatra në fshatin Perlat i Epërm, Njësia Administrative Kthellë, vazhdim I zjarrit të Lufajve, vijon të jetë aktive. Po punohet për izolimin e saj me një mjet zjarrfikës, 4 veta personelin përkatës dhe 8 shërbimin pyjor.
Në fshatin Shtuf, Njësia Administrative Kaçinar, vatra vijon të jetë aktive. Aty ku terreni ka mundësuar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, është ndërhyrë, ndërsa terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete në pjesët e tjera.
▪️︎ Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike ka vazhduar rregullisht, pa probleme të raportuara deri tani,
▪️︎ Akset rrugore vkombëtare dhe rurale janë kalueshme dhe pa probleme të shfaqura deri tani, me përjashtim të trafikut të rënduar në qytetin e Lezhës, aksi nacional, superstrada, Laç-Lezhë-Shkodër, pothuaj gjatë gjithë ditës.
▪️︎ Niveli i lumit Drin, Mat janë në nivele minimale.
Mbetemi në kontakt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...