Zjarret masive përfshinë Krujën duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha/ Rama: Shmangëm një bilanc tragjik, përfundoi vetëm me një magazinë të djegur

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin masiv në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e zjarrfikësve, ushtrisë dhe policisë.

Rama tha se zjarri u vu nën kontroll me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe pa asnjë banor të dëmtuar, pavarësisht erës së fortë dhe pamundësisë për ndërhyrje ajrore gjatë natës.

“Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve”, shkroi Rama, duke theksuar se ndërhyrja profesionale shmangu një bilanc tragjik.

Postimi në rrjetet sociale:

Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese.
Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në Shëngjin, plagosen katër persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës...

Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Papa Leo bëri apel të dielën për ndalimin e dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërsa raportohen sulme të shtuara nga kolonët militantë dhe një rrethim në fshatin Qusra të këtij territori. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kolonët izraelitë kanë rrethuar banesat në Qusra pasi kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe […]

Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 27 vatra në vend, 8 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike përditësimin më të...