Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 27 vatra në vend, 8 mbeten aktive

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike përditësimin më të fundit mbi situatën e zjarreve në vend.

Deri në orën 20:00 të datës 16 gusht 2026, në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 27 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive vijojnë të jenë në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll.

Në Dajt ndërhyrja vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë vijon një angazhim i gjerë i forcave bashkiake, MZSH-së, policisë, ADZM-së, vullnetarëve dhe 50 efektivëve të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar afrimin e flakëve drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës vijon puna e forcave në terren, me mbështetjen e një helikopteri të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, zjarri në Tharri është vënë nën kontroll.

Në Zhejë të Kurbinit, zjarri është fikur plotësisht pas ndërhyrjes së MZSH-së, forcave bashkiake, policisë dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura.

Në Fushë-Lajë të Pukës zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe pa paraqitur rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll, situata po monitorohet nga afër, përfshirë edhe përmes përdorimit të dronëve.

Autoritetet vijojnë operacionet në terren për shuarjen dhe monitorimin e vatrave të zjarrit, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Papa Leo bëri apel të dielën për ndalimin e dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërsa raportohen sulme të shtuara nga kolonët militantë dhe një rrethim në fshatin Qusra të këtij territori. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kolonët izraelitë kanë rrethuar banesat në Qusra pasi kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe […]

Hawaii/ Uragani “Lala” godet vendin, mbi 100 mijë banorë mbeten pa energji

Ishulli i Madh i Havaiit është përballur me goditjen...

Zjarri përfshin Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit, flakët shkrumbojnë pyjet

Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit në Pukë janë përfshirë...