Hawaii/ Uragani “Lala” godet vendin, mbi 100 mijë banorë mbeten pa energji

Publikuar me datë:

Ishulli i Madh i Havaiit është përballur me goditjen e uraganit “Lala”, duke lënë pa energji elektrike mbi 125 mijë banorë të zonës. Guvernatori i shtetit ka bërë të ditur se, përveç dëmeve materiale, moti i keq ka shkaktuar edhe një humbje jete.

Lala, një uragan i kategorisë 1, kaloi mbi jugun e Ishullit të Madh para se syri i tij të zhvendosej drejt ujërave të hapura. Ky devijim shmangu një goditje të plotë të uraganit në ishull, që do të kishte qenë ngjarja e parë e këtij lloji në 155 vitet e fundit.

Stuhia ka sjellë reshje të dendura. Sipas të dhënave të Parkut Kombëtar të Vullkaneve, sasia e ujit të rënë ka tejkaluar 20 inç. Në Mauna Kea, era arriti deri në 240 kilometra në orë.

Raportimet nga autoritetet lokale konfirmojnë se në Naalehu, dy banesa janë tërhequr nga rrjedha e ujit. Në këtë zonë, rreshjet janë përqendruar me intensitet të madh, duke arritur 3–5 inç për orë.

Në të njëjtën kohë, paralajmërimet për stuhi tropikale vijojnë të jenë në fuqi për ishujt Maui, Oahu dhe Kauai. Uragani Lala pritet të lëvizë drejt jugperëndimit, ndërsa zyrtarët i nxisin banorët të jenë të informuar dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Papa Leo bëri apel të dielën për ndalimin e dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërsa raportohen sulme të shtuara nga kolonët militantë dhe një rrethim në fshatin Qusra të këtij territori. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kolonët izraelitë kanë rrethuar banesat në Qusra pasi kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe […]

Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 27 vatra në vend, 8 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike përditësimin më të...

Zjarri përfshin Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit, flakët shkrumbojnë pyjet

Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit në Pukë janë përfshirë...