Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës pas deportimit nga Greqia

Publikuar me datë:

Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të vitit 2022.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasit Fatjon Haxhiu, 38 vjeç, banues në Manzë.

Sipas hetimeve, më 18 mars 2022, 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.

Masa e sigurisë ndaj tij ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndalimi i 38-vjeçarit u bë pas deportimit të tij nga Greqia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related