Zjarret/ 4 vatra aktive, problematike situata në Dajt dhe në qarkun Dibër

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen e zjarreve në të gjithë vendin. Deri në orën 20:00 të datës 31 gusht, janë regjistruar gjithsej 12 vatra zjarri. Katër prej tyre mbeten ende aktive, katër të tjera ndodhen nën mbikëqyrje, ndërsa katër janë shuar plotësisht.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar, përveç strukturave lokale, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat që vijojnë të jenë aktive gjenden në zonat Dajt–Qafë Priskë, Vajkal në Bulqizë, Lundre në Mat dhe Ura e Shtrenjtë në Shkodër.

Në Dajt–Qafë Priskë, vijon përpjekja për të shuar flakët, ndërsa është konstatuar edhe një riaktivizim i zjarrit. Në këtë zonë janë të dislokuar 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Në Vajkal të Bulqizës, zjarri përhapet në një sipërfaqe të madhe shkurresh dhe dëllinjash. Në operacion janë përfshirë 53 forca, përfshirë 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Zjarri në Lundre të Matit vazhdon në një zonë pyjore, ku janë angazhuar 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter për të mbështetur ndërhyrjen.

Ndërsa në Urën e Shtrenjtë të Shkodrës, ndërhyrja pengohet nga terreni i ashpër dhe mungesa e rrugëve për të arritur në vendngjarje.

Vatra të tjera, si ato në Qafë të Helmës–Bulqizë, Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Zhejë–Kurbin, vazhdojnë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.

Në zonën e Zhejës, ndërhyrja u krye me tre automjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Aktualisht, sipas të dhënave operative, nuk ka më vatër aktive në këtë zonë.

Zjarret janë neutralizuar plotësisht në Sllatinë–Dibër, Ballenjë–Martanesh, Bershi–Kurdari–Patinë në Klos dhe malin e Dardhës–Librazhd.

Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për banesat nga vatrat e zjarrit që janë ende aktive.

Fokusi kryesor operacional mbetet te Dajti, Vajkali dhe Lundre, për shkak të qëndrueshmërisë së flakëve, vështirësive të terrenit dhe domosdoshmërisë së ndërhyrjeve të kombinuara nga toka dhe ajri.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon të mbikëqyrë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren, të gatshme për të vepruar me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...