Mbrëmjen e sotme, një banesë në Niklë është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar në masë të madhe.
Sipas informacionit të parë, për fat të mirë, nuk ka raportime për persona të lënduar. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Krujës janë mobilizuar menjëherë në vendngjarje për të kontrolluar zjarri.
Falë veprimit të shpejtë të zjarrfikësve, është arritur të izolohet zjarri, duke parandaluar përhapjen e tij në banesat e tjera përreth.
Siç sugjeron informacioni fillestar, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa ekipet përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.

