Zjarr në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrje

Publikuar me datë:

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Lugun e Lakrës, në malin e Qukësit, në Njësinë Administrative Qukës, Bashkia Prrenjas.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për rreth 12 orë për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Në operacion u angazhuan 6 zjarrfikës dhe një inspektor pyjor. Sipas shërbimit zjarrfikës, në zonën e prekur u konstatuan katër vatra zjarri të ndara, në pika të ndryshme të sipërfaqes pyjore. Për shkak të vendndodhjes së tyre, autoritetet kanë ngritur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por rrethanat mbeten për t’u hetuar.

Sipërfaqja e prekur vlerësohet në rreth 0.4 hektarë, ndërsa rreth 30 për qind e masës pyjore në këtë zonë është djegur.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatrat u izoluan dhe u parandalua përhapja e zjarrit në pjesë të tjera të malit. Nuk raportohet për persona të lënduar.

  • prrenjas
  • zjarr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related