Zhupa: Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese. Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve në kushtet e temperaturave të larta.
Përmes një reagimi publik, Zhupa ironizon mënyrën e mirëmbajtjes së kabinave, ku janë vendosur freskuese për të shmangur mbinxehjen, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

E dhimbshme dhe njëkohësisht qesharake se në çfarë gjendjeje është katandisur shteti!

Këto janë kabinat elektrike buzë rrugëve në Sarandë. Në mes të qytetit, në temperatura të larta, teknologjia “moderne” duket se konsiston në dy freskuese të vendosura brenda kabinave, për të shmangur mbinxehjen dhe ndonjë defekt apo shpërthim.

Në cilin standard europian e gjejmë këtë? Apo në cilin nivel të “mirëmenaxhimit” që propagandon Gonxhja bashkë me “vizionin” e Cacit të bashkisë?!

Por përtej pamjes absurde, këtu kemi një çështje serioze sigurie. Kabinat elektrike të vendosura në hapësira urbane duhet të plotësojnë standarde të qarta teknike, të jenë të mirëmbajtura dhe të siguruara për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset përreth.

Nuk mund të presim një incident, zjarr apo tragjedi që institucionet të kujtohen të ndërhyjnë.

Kërkoj masa të menjëhershme dhe një inspektim urgjent të kabinave elektrike në Sarandë. Të verifikohet gjendja teknike, standardi i sigurisë dhe kapaciteti i tyre për përballimin e temperaturave të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri përfshin Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit, flakët shkrumbojnë pyjet

Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit në Pukë janë përfshirë...

Rusi/ Sulm masiv me dronë, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në Rusi pas...

Vlorë/ 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në...

Zjarr i madh në Salaminë të Greqisë, dy viktima dhe disa të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu Salaminën të dielën pasdite ka përfunduar në tragjedi, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të dy personave në zonën e Peristerisë, pranë vendit ku dyshohet se ka nisur vatra e flakëve. Informacionet e para sugjerojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët mendohet se ndodheshin jashtë […]