Nipi i Selami Hasanit, Jakup Hasani, i cili u plagos në atentatin e ndodhur sot në Fier, është jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer në Spitalin Rajonal të Fierit.
Hasani u qëllua me tre plumba në trup gjatë ngjarjes. Pas operacionit të suksesshëm, ai u transferua në repartin e reanimacionit, ku vazhdon të mbahet nën kujdes të veçantë mjekësor.
Aktualisht, i plagosuri ruhet nga forca të shumta sigurie.
