Përplasje në rrugën Fier-Levan, motori përfshihet në aksident, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin rrugor Fier–Levan, në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Të dhënat e para tregojnë se drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur duke rënë në rrugë.

Për pasojë, motoristi ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të saktësuar shkaqet dhe mënyrën se si ndodhi aksidenti.

Arsyet që çuan drejt humbjes së kontrollit të motorit ende nuk janë sqaruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe