Mirditë/ Disa fshatra në Fan prej 5 ditësh pa energji elektrike, banorët në pritje të zgjidhjes

Për pesë ditë rresht, disa fshatra të zonës së Fanit në Mirditë po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Të shqetësuar, banorët kanë bërë thirrje publike për ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet përkatëse, duke theksuar se situata po ndikon ndjeshëm në jetën e tyre të përditshme.

Fshatrat që kanë mbetur pa energji janë Klosi, Konej, Katundi i Ri Konej, Shëngjini dhe Fahati, sipas denoncimit të banorëve të zonës.

Prej pesë ditësh, mungesa e furnizimit me energji elektrike u ka krijuar vështirësi të mëdha komuniteteve lokale, të cilët apelojnë për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe