“Spiropali heshti dhe bënte statuse”, Denada Kola: Veliaj sfidon Ramën, reagimet brenda PS-së zbulojnë përplasjen!

Gazetarja Denada Kola ka analizuar së fundmi zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe tensionet që kanë dalë në pah mes kryeministrit Edi Rama, Elisa Spiropalit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kola u ndal veçanërisht te mënyra se si Veliaj dhe Spiropali kanë komunikuar qëndrimet e tyre, duke vënë në dukje se të dy i janë drejtuar publikut përmes postimeve në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo nënvizoi dallimet e rëndësishme në pozicionet politike që mbajnë.

Sipas Kolës, Elisa Spiropali mban një rol më të dukshëm politik, për shkak të përgjegjësive që i japin kompetencë për vendimmarrje dhe nisma konkrete, duke e bërë deklaratën e saj për situatën aktuale një faktor të rëndësishëm.

Ndërkohë, gazetarja komentoi edhe deklaratat e avokatit Plarent Ndreca, duke i quajtur të hapura dhe të drejtpërdrejta. Sipas saj, Ndreca ka pasur kryesisht një rol mediatik dhe ndikimi i tij në vendimmarrjen politike ka qenë i kufizuar.

Më tej, ajo theksoi se reagimet e Spiropalit do të kishin pasur një ndikim tjetër nëse do të ishin shprehur më herët.

“Të dy kanë bërë statuse si Veliaj dhe Spiropali. Edhe Spiropali ka një lloj fuqie sepse ka të drejtën e akteve reale politike. Veliaj vazhdonte mbështeste zotin Rama edhe pse ishte në përballje me drejtësisë, edhe Spiropali edhe pse u shpreh kundër por vendosi të votojë…tregon shumë. Por për zotin Ndreca është qesharake të thuash që është hequr sepse roli i tij ka qenë shumë i pakët. Më shumë ka qenë mediatik. Por nuk me vjen habi me reagimin e zotit, Ndreca, ka qenë i drejtpërdrejtë. Ndërsa zonjën Spiropali nuk e kishim parë as me kë e kishte sepse bëtë vetëm statuse. Por po ta kishte bërë këtë gjë , reagim 12 muaj më parë edhe ne do diskutonin ndryshe”, tha ajo..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe