Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

Publikuar me datë:

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët e vrasësit të efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellarit kanë marrë fonde nga AZHBR për blegtori dhe bujqësi.

Berisha tha se është një akt kriminal që vrasësi është financuar nga fonde shtetërore.

“Në këtë aspekt ai është dy herë dëshmor dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit.

Aq sa është e dhimbshme, vrasja mizore e policit nga një dorë kriminale në detyrë aq kriminal dhe i shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite gjoja në kërkim dhe financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina sikur të ishte një fermer i nderuar.

Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi ligji dhe siguria në këtë vend është në dorë të krimit, është në dorë të kriminelëve. Sipas dokumentave ajo ka ardhur me financime false ndaj tij”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...