Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e saj. Për çfarë e akuzon

Publikuar me datë:

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj J.S., ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas Prokurorisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se i dyshuari nuk e ka respektuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë, të nxjerrë më 16 tetor 2026, me të cilin i ndalohej ushtrimi i dhunës fizike dhe psikologjike, pengimi i lëvizjes, si dhe ofendimi, shqetësimi apo kërcënimi i viktimës.

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, ai dyshohet se e ka kërcënuar verbalisht Arlinda Zekajn dhe më pas i ka marrë rrobat që ndodheshin në lavatriçe, duke i hedhur në oborrin e shtëpisë.

Arlinda Zekaj dyshohet se u vra të dielën në shtëpinë e saj, ndërsa për rastin është raportuar se i dyshuari për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related