Vlorë/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Publikuar me datë:

Një kabinë e ujësjellësit në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë tunelit të Vlorës, është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Zjarri ka kapluar kabinën, e cila ka funksionin e shpërndarjes së ujit në këtë zonë. Dyshohet se vatra është ndezur fillimisht në pjesën kodrinore dhe më tej është përhapur në drejtim të objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur shërbimet zjarrfikëse, të cilat vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar plotësisht flakët. Ekziston rreziku që zjarri të shtrihet edhe drejt zonave të banuara dhe godinave përreth.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është përcaktuar, ndërkohë që autoritetet mbeten të angazhuara në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shërbimi shëndetësor pranë pacientëve, NjVKSH Shkodër vijon vizitat në banesë

Kujdesi shëndetësor nuk kufizohet vetëm te ambientet e qendrave shëndetësore. Në Shkodër, ekipet e qendrave në varësi të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor vijojnë vizitat në banesat e pacientëve që kanë vështirësi në lëvizje ose kanë nevojë për ndjekje të vazhdueshme shëndetësore. Gjatë vizitave, stafet mjekësore dhe infermierore vlerësojnë gjendjen e pacientëve, kontrollojnë parametrat jetësorë […]

Velipojë/ I shpërthen tubi i gazit gjatë zbritjes së mjetit lundrues, plagoset 39-vjeçari

Velipojë/Informacion paraprakRreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të...

Mbi 200 viktima nga tërmeti në Kolumbi, kërkime nën rrënoja për të mbijetuar

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën në mënyrë të...