Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Publikuar me datë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas komenteve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e devijimit të lumit Ibër.

SHBA ka theksuar rëndësinë që ka normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në pah se dialogu mbetet mënyra kryesore për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve.

Deklarata e Vuçiç, sipas së cilës Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Presidenti serb ka pohuar se kjo ide lidhet me zhvillimet në afërsi të Liqenit të Ujmanit, përfshirë edhe dëmtimin e disa objekteve të serbëve në atë territor.

Edhe Bashkimi Evropian është shprehur lidhur me deklaratat, duke theksuar se duhet shmangur çdo veprim apo deklaratë që mund të ndalojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE ka ripërsëritur se progresi është i mundur vetëm përmes dialogut, sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë.

Lumi Ibër ka një rol kyç strategjik për Kosovën, pasi është i lidhur me sistemin e Ujmanit, i cili siguron ujë të pijshëm, ujitje dhe është thelbësor për sektorin energjetik të vendit.

Ndërkohë, deklarimet e Vuçiç kanë ringjallur shqetësime për tensione të reja midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për pasojat që mund të kenë në stabilitetin rajonal.

SHBA dhe BE mbeten të palëkundura në qëndrimin e tyre se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për sigurinë dhe përparimin e të dy palëve në rrugën e integrimit evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...