“Vllaznia Taekwondo” shkëlqen në Ulqin, dominon në Junior dhe renditet e treta te Seniorët

Publikuar me datë:

Klubi “Vllaznia Taekwondo” ka marrë pjesë me sukses në turneun ndërkombëtar “7th Ulcinj Trophy 2026”, i zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi, ku u bënë bashkë rreth 345 sportistë nga 33 ekipe dhe 5 shtete të ndryshme.

Në këtë aktivitet me pjesëmarrje të gjerë, sportistët shkodranë kanë arritur të spikasin me paraqitje të mira dhe një bilanc të pasur medaljesh, duke përfaqësuar me dinjitet qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë.

Në kategorinë Junior, rezultatet e arritura janë si më poshtë:

– Edrit Çoka (-63 kg) – medalje ari

– Amina Hadri (-49 kg) – medalje argjendi

– Isida Veroshaj (-49 kg, Class B) – medalje ari

– Menida Meta (-52 kg) – medalje ari

– Kejsi Gallubja (-63 kg) – medalje bronzi

Ndërsa në kategorinë Senior:

– Edri Hoti (-63 kg) – medalje bronzi

– Sajmir Trushi (-74 kg) – medalje ari

Në bazë të këtyre rezultateve, “Vllaznia Taekwondo” u rendit në vendin e parë në kategorinë Junior dhe në vendin e tretë në kategorinë Senior.

Ky sukses vlerësohet si fryt i punës së vazhdueshme dhe përgatitjes serioze të sportistëve, të cilët po kontribuojnë në rritjen e nivelit të taekwondo-s në Shkodër dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...