Vllaznia e femrave nesër sërish ndaj Gramshit, për të siguruar finalen e kampionatit

Publikuar me datë:

Vllaznia e femrave do të luajë nesër në ora 13:00 ndaj Gramshit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të fazës “Final 4” të kampionatit. Avantazhi 1-0 i krijuar nga ndeshja e parë, i favorizon vajzat kuqeblu megjithatë ato nuk duan t’ia lënë në dorë fatit çështjen e kualifikimit për në finale.

Skuadra ka zhvilluar analizën e ndeshjes së parë dhe kuptohet që stafi teknik është ndalur gjatë tek rastet e shumta të humbura nga futbollistet e Vllaznisë dhe padyshim u kërkoi atyre të jenë më të vëmendshme për dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Kuptohet duke filluar nga nesër ku do të kërkohet një tjetër fitore ndaj ekipit të Gramshit. Të gjithë në kampin shkodran duken të vendosur për ta arritur atë dhe me siguri që do të ndodhë kështu sepse Vllaznia ka dominuar gjatë gjithë kampionatit dhe këtë kundërshtar e ka mundur tre herë.

Dhe përderisa ka ndodhur kështu, nesër do të jetë edhe hera e katërt. Vllaznia e femrave duket shumë e vendosur për të fituar titullin kampion të këtij sezoni, që do të jetë i 13-ti rradhazi për të. Dhe ai është vetëm 180 minuta larg…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...