Identifikohet viktima nga aksidenti fatal në Lezhë, pranë kryqëzimit të Rrilës

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, pranë kryqëzimit të Superstradës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, kur një automjet me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për veprime të mëtejshme procedurale.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...