Vllaznia “B” vazhdon serinë pozitive në kampionat, teksa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi. Skuadra shkodrane triumfoi 1-0 ndaj Veleçikut në transfertën e luajtur këtë pasdite në Koplik.
Goli i Ersi Zaganjorit ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar Vllaznia “B” tri pikët, në një përballje që u vendos nga një gol i vetëm.
Me këtë sukses, Vllaznia “B” konfirmon formën e mirë në javët e fundit dhe vijon rrugëtimin në kampionat me rezultate pozitive.

