Qindra qytetarë janë tubuar në qendër të Prishtinës në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila u shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së.
Tubuesit po manifestojnë pakënaqësinë e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta po mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës, ku qytetarët janë paraqitur me flamuj dhe pankarta për të shprehur mbështetje për çlirimtarët.

