Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Publikuar me datë:

Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së është përkthyer në një avantazh për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në një kohë vendimtare për të, pasi Serbia ndodhet në mes të fushatës zgjedhore. Në këtë mënyrë u shpreh gazetari Berat Buzhala, i cili argumentoi se Serbia po përpiqet të kapitalizojë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke planifikuar një ofensivë të re për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Buzhala theksoi se këto dënime janë rezultat i një lobimi të fortë serb në qendrat kryesore ndërkombëtare, duke shtuar se vetë Vuçiçi tashmë po e shfrytëzon këtë çështje në retorikën e tij elektorale.

“Këto dënime janë reflektim i lobimit të fuqishëm serb në qendra të ndryshme botërore. Aktualisht Serbia, nëse s’gaboj, zgjedhjet i ka muajin tetor. Kurse zoti Vuçiç, i cili nuk ishte në pozitën më të mirë të mundshme politike për shkak të protestave dhe gjërave, trazirave që i kishte në Serbi, aktualisht po e përdor rastin e Hagës në kampanjën e vet zgjedhore. Pra, kjo ishte një favor që i bën Vuçiçit, një favor politik. Edhe ai po thotë: ‘A shihni, tash e nis kampanjën tjetër për iniciimin e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës’. E çka po bëjmë ne? Nuk po bëjmë asgjë. Çfarë po bën Kosova? Unë personalisht kam thënë këtë herë që aktakuzat me të cilën po përballen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi nuk janë të bazuara në ligj”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kuba në errësirë, ndërprerje masive e energjisë

Miliona banorë në Kubë u përballën me mungesë të energjisë të premten, pasi vendi u godit nga një tjetër ndërprerje masive. Sipas ministrisë së energjisë, i gjithë rrjeti elektrik pësoi “shkëputje totale” duke shkaktuar ndërprerje të plotë në të gjithë territorin, raportoi BBC. Në mbrëmje, energjia filloi të kthehej në disa zona thelbësore. Kjo është […]

Vllaznia “B” s’ndalet, fiton edhe në Koplik ndaj Veleçikut

Vllaznia “B” vazhdon serinë pozitive në kampionat, teksa ka...

Afrikë e Jugut/ Protesta dhe marshime pas vrasjes së nëntë grave

Marshe përkujtimore dhe protesta kanë mbajtur vëmendjen në Johannesburg pas vrasjes së nëntë grave, një ngjarje që ka ndezur sërish zemërimin dhe ndjesinë e pasigurisë përballë nivelit në rritje të dhunës ndaj grave në Afrikën e Jugut. Gjatë dy muajve të fundit, policia ka zbuluar trupat e nëntë grave në zonën Ekurhuleni, në lindje të […]