Kuba në errësirë, ndërprerje masive e energjisë

Publikuar me datë:

Miliona banorë në Kubë u përballën me mungesë të energjisë të premten, pasi vendi u godit nga një tjetër ndërprerje masive. Sipas ministrisë së energjisë, i gjithë rrjeti elektrik pësoi “shkëputje totale” duke shkaktuar ndërprerje të plotë në të gjithë territorin, raportoi BBC. Në mbrëmje, energjia filloi të kthehej në disa zona thelbësore.

Kjo është të paktën e gjashta here këtë vit që Kuba has një ndërprerje të pjesshme ose të plotë të energjisë, situatë e nxitur nga infrastruktura e vjetruar dhe mungesa kronike e karburantit, të cilat janë përkeqësuar më tej për shkak të bllokadës amerikane ndaj dërgesave të naftës për vendin me sistem komunist.

Sipas UNE, ndërprerja nisi pak para orës 14:00 me orën lokale të premten (18:00 GMT), si rezultat i një defekti në transmetim të shoqëruar nga moti i keq në pjesën qendrore të Kubës.

Drejtori i shpërndarjes së ngarkesës kombëtare tek operatori, Felix Estrada, deklaroi se janë zbatuar protokollet për “rivendosjen graduale” të furnizimit me energji, me këtë proces që vazhdoi edhe gjatë ditës së shtunë.

Kuba është shumë e varur nga importet e karburantit, çka ka bërë që sanksionet e rrepta amerikane dhe bllokada mbi naftën që nga fillimi i vitit të rëndojnë situatën e mungesës së energjisë në vend.

Problemet nuk janë të kufizuara vetëm në energji; ushqimet dhe ilaçet janë bërë më të rralla, spitalet përballen me vështirësi në funksionimin normal, ndërsa shkollat dhe zyrat shtetërore detyrohen të pezullojnë aktivitetin.

Operatori i rrjetit UNE bëri të ditur se rikthimi i energjisë në mbrëmje u përqendrua kryesisht në rajone pranë spitaleve dhe stacioneve të pompimit të ujit në kryeqytetin Havana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksperti: Ja si politikanët shqiptarë bënë një gabim fatal me ngritjen e Gjykatës Speciale

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, foli në lidhje...

“The Independent” përfshin Shqipërinë mes 10 destinacioneve

Shqipëria është përzgjedhur nga gazeta britanike “The Independent” si një nga 10 destinacionet evropiane të përshtatshme për turistët që kërkojnë të evitohen pritjet e gjata në kufi, të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES). Sipas gazetës, sistemi EES detyron udhëtarët të regjistrojnë të dhëna biometrike, përfshirë shenjat e gishtërinjve dhe […]